Grabovci: Demonstratat e ’81-shit shënuan fillesën vendimtare të rrugëtimit tonë historik

11 mars 2018 | 13:32

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka thënë se demonstratat e vitit 1981 kanë shënuar fillesën vendimtare të rrugëtimit tonë historik.

“37 vjet më parë, më 11 mars 1981, studentët e Universitetit të Prishtinës, rinia shqiptare e Kosovës, u ngritën në këmbë si asnjëherë më parë, me vullnet, përkushtim, forcë, patrembshëm, në kërkim të të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve të Kosovës, plotësimi i të cilave do të çonte në avancimin e statusit të Kosovës në Republikë”.

“Demonstrata popullore e 11 marsit të vitit 1981, e pasuar më pastaj nga ato të 26 marsit, 1 dhe 2 prillit, shënoi fillesën vendimtare të rrugëtimit historik, të pandalshëm, të Lëvizjes sonë kombëtare për Republikën e Kosovës, e cila do të jetësohet falë përpjekjeve, sakrificave të shumta, rezistencës, e cila prekë majat me luftën e armatosur çlirimtare të UÇK-së, çlirimin dhe shpalljen e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008. Krenar me kolegët studentë, bartës të organizimit dhe pjesëmarrës në këto demonstrata. Krenar me idealet e gjeneratës së vitit 1981”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë shkatërruar të paktën 18 rajone…