Grabovci përkujton vëllain e tij dëshmor (Foto)

08 maj 2018 | 21:26

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka përkujtuar vëllain e tij, Dinë Grabovci.

Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se ka vizituar varrin e vëllaut së bashku me bashkëvendasit e fshatit Staradran.

“Në nderim të 19 vjetorit të rënies së vëllaut tim, njëherit shembullit frymëzues për mua, se si duhet Atdheu dhe si duhet vënë atë dhe lirinë e tij mbi gjithçka tjetër, Dinë Grabovci, Baca, si dhe të dëshmorëve të tjerë, bashkëvendas të fshatit Staradran, bëmë vizitë dhe u përkulem me respekt para varrit ku ata prehen në përjetësi”, ka shkruar Grabovci.

Image may contain: 1 person, standing, wedding, tree and outdoor

Image may contain: 9 people, people standing, tree, crowd, sky and outdoor

Image may contain: 7 people, people smiling, flower, table, tree and outdoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendi…