Grafite antikushtetuese paraqiten sërish në veri

07 shtator 2023 | 12:25

Grafite me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Kosovës janë paraqitur sërish në veri të vendit, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në raportin 24-orësh të policisë është bërë me dije se rasti është hapur si “sulm kundër rendit kushtetues”.

“Leposaviq 06.09.2023 – 00:40. Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, ka njoftuar policia

Rasti është duke vazhduar të hetohet nga ekipet përkatëse të hetuesisë.

Ndryshe, para një jave “Kosovapress” ka raportuar se një grafit kërcënues “kur ushtria të kthehet në Kosovë” është parë në Komunën e Zubin Potokut.

Grafiti me përmbajtje kërcënuese, i cili po përdoret nga serbët si thirrje dhe nxitje për të kthyer ushtrinë në Kosovë, është vendosur në një mur mbrojtës në këtë komunë.

Edhe për këtë rast, dikush pati raportuar në Policinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e rëndësishme të…