Gramoz Vokrri: Fadil Vokrri nuk ishte vetëm i yni, por i gjithë Kosovës

10 qershor 2018 | 14:44

Djali i Fadil Vokrrit, Gramozi në mbledhjen komemorative të Kuvendit të Kosovës me rastin e vdekjes se babait të tij, njëherit kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka thënë se legjenda e futbollit nuk ishte vetëm i tyri, por i gjithë Kosovës.

“Të nderuar drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, drejtues të Federatës së Futbollit, familjar dhe dashamirë. Është jashtëzakonisht e vështirë të përshkruaj babin tim, por besoj se vepra e tij flet vetë. Falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që na keni bërë, pasi Fadil Vokrri nuk ishte vetëm i yni, por i gjithë Kosovës. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka thënë Gramoz Vokrri.

Ceremonia e varrimit të legjendës Fadil Vokrri fillon nga ora 17:00 në varrezat e lagjes Arbëria në Prishtinë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në akademinë me…