Gratë franceze po përdorin fjalë të koduara në farmaci për t’u larguar nga burrat e dhunshëm

06 prill 2020 | 11:48

Të dielën, një grua u fut në një farmaci në qytetin francez, Nancy, një nga të paktat vende hapur pas masave të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.

Por gruaja nuk kishte ndërmend të blinte barna; shkoi në farmaci për t’i thënë farmacistes se partneri e dhunonte. Pak kohë më pas, bashkëshorti i gruas në fjalë u arrestua.

Teksa pandemia e koronavirusit i detyron qeveritë të kufizojnë lëvizjen e shtetasve, viktimat e dhunës në familje kanë ngecur me partnerët e tyre agresivë, pa rrugëdalje. Disa s’kanë mundësi, ose kanë frikë, të telefonojnë policinë.

Kështu që Franca, frymëzuar nga një skemë e ngjashme në Spanjë, i ka këshilluar viktimat të shkojnë në farmaci. Nëse nuk flasin dot haptazi me farmacistët, mund të kërkojnë një “maskë 19,” fjalëkod që pala tjetër të informohet se gruaja është në rrezik. Gruaja në Nancy ishte e para që kërkoi ndihmë përmes kësaj fushate.

Masat në Europë përkeqësohen çdo ditë dhe OJQ-të dhe policia kanë dhënë alarmin se mund të shtohen rastet e dhunës në familje. Duke qenë se janë mbyllur në shtëpi me dhunuesin e tyre, viktimat janë më të cënueshme sepse s’kanë si të largohen. Për më tepër, disa studime kanë dalë në përfundimin se ndodhitë stresuese sjellin rritje të sjelljeve agresive në shtëpi. Diçka e tillë u vu re gjatë krizës ekonomike të 2008-s, gjatë fatkeqësive natyrore dhe gjatë kampionateve të futbollit.

Që pas fushatës, ministri i brendshëm francez tha se policia ka ndërhyrë në 36% më shumë raste të dhunës në familje që kur u limituan lëvizjet. Qeveria njoftoi se do të paguajë për 20 mijë netë në hotel për viktimat e dhunës në familje dhe do të hapë qendra këshillimi në markete./cnn/anabelmagazine/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa trupa të të vdekurve nga koronavirusi shihen rrugëve të…