Gravina, presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë

22 tetor 2018 | 15:46

Gabriele Gravina është zgjedhur president i ri i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC).

Gravina u zgjodh president i FIGC pasi mori 97.2 për qind të votave në asamblenë zgjedhore të hënën, pasi ishte kandidati i vetëm për ta zëvendësuar Carlo Tavecchion, raportojnë mediet italiane.

65-vjeçari më herët ka qenë kryetar i Lega Pro, organit qeverisës të Serisë C – nivelit të tretë të futbollit italian. Gravina njihet në Itali edhe për periudhën e tij si president i Castel di Sangro, duke i ndihmuar klubit të promovohet pesë herë dhe në Serie B në vitet 1990-ta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorinë Themelore në Prizren, e vizituan fëmijët nga Asambleja Komunale…