Grealish: Jam bërë pjesë e klubit më të suksesshëm të dekadës së fundit

10 gusht 2021 | 13:18

Mesfushori anglez Jack Grealish është shprehur i lumtur për kalimin e tij nga Aston Villa tek Manchester City.

Ai ka deklaruar se është bërë pjesë e klubit më të suksesshëm të dekadës së fundit.

“Ishte e vështirë të ndahesha nga Aston Villa, besoj se e patë se si ndjehej Messi në konferencën për shtyp, në të njëjtën mënyrë u ndjeva dhe unë ditën time të fundit tek Aston Villa. Takova stafin, shokët e skuadrës dhe u emocionova shumë, aq sa filluan të më dilnin lot, por kishte ardhur momenti për tu larguar”, ka deklaruar ai, duke shpjeguar arsyet se përse zgjodhi të luante për Manchester City-n.

“Gjithmonë e kam shprehur dëshirën time të madhe për të luajtur në Champions League dhe natyrisht që diçka të tillë nuk mund ta bëja tek Aston Villa. Për këtë arsye kam ardhur në një klub që ka shumë potencial. Manchester City është klubi anglez më i sukseshëm në 10 vitet e fundit, drejtuesit treguan besim ndaj meje dhe mendoj se kam ardhur në kohën e duhur”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndihmën e efektivëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës…