Grenell i reagon ish-zëdhënësit të Clintonit: Kosova dhe Serbia do të jenë prioritet i Trumpit

06 shtator 2020 | 16:33

I dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë -Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një postimi të Joe Lockhart, ish-zëdhënësit të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në lidhje me marrëveshjen për normalizim ekonomik mes dy vendeve ballkanike.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, Grenell ka shkruar se ish-zëdhënësi i Clintonit është i inatosur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar për bërjen e hapave për normalizim ekonomik. “Ai qartazi dëshiron konflikt të vazhdueshëm”, ka shkruar Grenell, duke iu referuar Joe Lockhartit.

Grenell ka pyetur pse këto vende janë injoruar, sipas tij, për një kohë të gjatë nga Uashingtoni.

Ai ka premtuar se Administrata Trump do të vazhdojë t’i ketë Kosovën dhe Serbinë si prioritet kryesor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe aktorja kanadeze-amerikane, Pamela Anderson nuk resht së qënuri…