Grenell reagon ndaj dokumentit slloven për ndryshim të kufijve

22 prill 2021 | 19:56

Ish emisari i SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar ndaj dokumentit që është thënë të ketë rrjedhur nga ekzekutivi slloven, që potencon qëndrimet e shtetit slloven rreth ndryshimeve të kufijve në Ballkan, e në mesin e tyre edhe të Kosovës.

Grenell, përmes një postimi në Tëitter, ka reaguar ndaj raportit të ‘’Al Jazeera’’, ku thuhet se dokumenti që përfshin ndryshimin e kufijve e që bën pjesë Bosnja, pritet të nxisë frikë për dhunën në rajon.

Ai tha se askush në BE e në SHBA nuk I ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti.

Derisa fajësoj mediat për arsyen se po i zmadhojnë këto spekulime.

“Nuk kam dërgjuar askënd as në BE as në qeverinë e SHBA-ve që t’i jap kësaj kredibilitet. Media po i zmadhon spekulimet”, ka shkruar Grenell.

Për ditë më radhë mediat sllovene raportuan për ekzistimin e një dokumenti, që kryeministri i këtij shteti i kishte dërguar BE-së, e ku flitej për ndryshim të kufijve në Ballkan.

E shkruar në anglisht, dokumenti përmban disa pikë, të cilat flasin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, aneksimin e Republikës Srbska nga Serbia, si dhe opsionin e rirregullimit të territoreve kroate që janë pjesë e federatës boshnjako-kroate në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ideja e korrigjimit të kufijve në non-paperin e publikuar ofrohej si një mundësi e zgjidhjes së problemeve nacionale të Kroacisë, Serbisë e Kosovës.

Por, Qeveria e Sllovenisë e udhëhequr nga kryeministri Jansha e kanë mohuar se dokumenti është i shkruar nga ta.

Në përgjigjen e tyre, ata akuzojnë se burim i këtij dokumenti janë partitë e majta sllovene.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik në SHBA, Uk Lushi, ka bërë kërkesë nga…