Grenell reagon pasi Serbia tregohet bashkëpunuese në Merdare

14 tetor 2020 | 12:50

I dërguari special i presidentit amerikan për negociatat e paqes në Serbi-Kosovë, Richard Grenell, nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, e ka falënderuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për zgjerimin e pikës kufitare në Merdare.

Zgjerimi i kapacitetit të vendkalimit kufitar në Merdare, bazuar në marrëveshjen e Uashingtonit, u mirëprit nga i dërguari i ShBA-së për negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell dhe ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Grenelli ka shkruar se ky ishte një veprim i madh, duke i shprehur mirënjohje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Është një veprim i madh. Falë Donald Trump, Serbia po e bën operacionale pikën kufitare në Merdare. Faleminderit Aleksandar Vuçiq”, ka shkruar Grenelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka dhuruar donacione…