KFOS-i i dhuron MSh-së 100 mijë teste molekulare

14 tetor 2020 | 12:47

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) ka dhuruar donacione 100 mijë teste molekulare dhe pajisje tjera për Ministrinë e Shëndetësisë.

Këtë donacion e ka mirëpritur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se me këtë donacion që ka vlerë 1.5 milion dollarësh rritet fuqia testueshme.

Ai ka theksuar se ky donacion na gëzon të gjithëve sepse ndikon në mobilizim për fazat e mëtutjeshme.

Ndonëse ka thënë se situata pandemike është e qetë, sipas tij kujdesi nuk duhet të mungojë.

Kurse drejtori ekzekutiv i KFOS-it, Luan Shllaku, ka thënë se këtë vit është shtuar në agjendën e tyre ndihma për institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se ky grant është realizua për një periudhë të shkurt kohore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të…