Grenell shpreson se Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti

09 tetor 2019 | 15:41

Richard Grenell, përfaqësues special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do të takohen së shpejti dhe do të gjejnë një zgjidhje.

Sipas një komunikate për medie të zyrës se presidenti të Kosovës, Grenell ka theksuar se një marrëveshje ndërmjet dy shteteve do të vë themelin për rritje ekonomike dhe do të kontribuojë për mirëqenien e gjithë qytetarëve.

Kurse, presidenti Thaçi ka thënë se Republika e Kosovës do të jetë konstruktive në gjetjen e një zgjedhjeje, e cila do t’i hapë rrugë zhvillimit. “Pjesëmarrja aktive e SHBA-së në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë përcaktuese”, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.

“Që nga viti 2008, nuk ka pasur kaq vëmendje të SHBA-së për Kosovën”, është shprehur presidenti Thaçi, duke shtuar se “kjo shton konfidencën dhe besimin tonë në kërkimin e Marrëveshjes së Paqes me Serbinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë mesjavë do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër…