Peja e Feronikeli në ‘Karagaçi’ ndajnë ‘mejdanin’

09 tetor 2019 | 15:36

Në këtë mesjavë do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të javës së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, derisa ndeshja Trepça – Rahoveci zhvillohet më vonë për shkak se “Vreshtarët” do të luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup.

Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro. Ndeshja e parë është ndërmjet Feronikelit dhe Pejës, e cila do të zhvillohet në ‘Karagaçi’. Feronikeli këtë edicion ka hyrë në Superligë dhe në dy ndeshje, ka dy humbje, kurse Peja e rikthyer në elitë ka një fitore dhe një humbje. Lipjani që ka tri humbje në tri ndeshje takohet me Ponte Prizrenin, takim që zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00. Ndërkohë, ndeshje shumë interesante pritet të enjten në mes të Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit. Prizrenasit kanë dy fitore në dy ndeshje, kurse Ylli tri fitore në tri ndeshje dhe njëra skuadër do të ‘njoftohet’ me humbjen e parë në këtë edicion.

SUPERLIGA – Java 4

Të mërkurën takohen:
16:00 Feronikeli – Peja
19:00 Lipjani  Ponte Prizreni

Të enjten takohen:
19:00 Bashkimi – Golden Eagle Ylli
Trepça – Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)
Sigal Prishtina (pushon)

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se…