Grenelli e quan manipulim parazgjedhor aksionin e sotëm në veri, kërkon reagim nga Bideni

13 tetor 2021 | 16:45

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri që kanë rrjedhë si rezultat i aksionit të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës.

Grenelli ka thënë se veprimet e sotme në veri janë thyerje e marrëveshjes së Brukselit, derisa ka akuzuar disa politikanë në Prishtinë se kanë ndërmarrë veprime të tilla në prag të zgjedhjeve lokale.

“Manipulimet politike nga disa në Prishtinë përpara zgjedhjeve të së dielës duhet të ndalen. Kjo është e rrezikshme dhe e pamatur”, ka shkruar Grenelli në llogarinë e vet në “Twitter”.

Në fund të reagimit të tij, Grenelli ka kërkuar që të reagojë edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

“Joe Biden nuk duhet të qëndroj i heshtur për këtë situatë”, ka shkruar Grenelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka thënë…