Grenelli kujton kohën kur Kurti hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, përkundër thirrjeve të Obamës dhe Bidenit

02 mars 2021 | 17:46

Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell,  ka reaguar pasi liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem pas njohjes reciproke me Izraelin, vendim ky që doli si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit e sponzorizuar nga administrata Trump.

Grenelli e ka quajtur Kurtin “majtist antiamerikan” që ka qenë kundër secilës Administratë amerikane që nga koha e Bill Clinton.

Grenelli nuk është ndalur me vetëm një reagim. Ai ka shkruar përsëri në llogarinë e tij në “Twitter”, duke thënë se Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për të ndalur demarkacionin me Malin e Zi të cilin e kishte mbështetur presidenti amerikan, Barack Obama.

Emisari amerikan ka thënë se edhe Joe Biden i kishte kërkuar atë kohë Kurtit që të mbështeste demarkacionin, por si ka theksuar ai  se ky i fundit pavarësisht thirrjeve të Biden “shkoi në drejtim terrorist”.

“Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga presidenti Obama. Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte demarkacionin, dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit ”, ka shkruar Grenelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferimi më i shtrenjtë i PSG-së, Neymar, pritet të mungojë…