Grenelli: Kurti nuk është si Thaçi, po kërkon konflikt

07 shkurt 2024 | 13:46

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar përsëri pas kritikave ndaj qeverisë Kurti rreth vendimit për dinarin.

Grenelli ka thënë se ekipi i presidentit aktual, Joe Biden është tri vjet me vonesë në thirrjet “ndaj vendimeve të njëanshme” të Kurtit.

“Të gjithë e dinë që ai s’është Hashim Thaçi”, ka shkruar Grenelli në platformën “X”.

Sipas Grenellit, kjo është arsyeja pse shitja e raketave “Javelin” te Kurti është shumë e rrezikshme.

“Ky njeri është i pamatur dhe po kërkon të fillojë një konflikt”, ka shkruar Grenelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Enzo Fernandez nuk është i kënaqur në klubin e…