Grenelli: Në takimin e 10 korrikut duhet të përfundojë çështja e liberalizimit për kosovarët

08 korrik 2020 | 10:22

Richard Grenell, përfaqësuesi i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, sërish ka folur për rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rëndësinë e liberalizimit të vizave.

Grenelli në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se është i kënaqur të shohë se evropianët po organizojnë video-Samitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel.

“Ne jemi të kënaqur të shohim që evropianët do të mblidhen për të vazhduar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë…”, ka shkruar Grenelli.

“Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit të vizave do të përfundojë në këtë takim”, shkruan më tej përfaqësuesi i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë punuar shumë për të theksuar normalizimin ekonomik midis palëve sepse besojnë se është hapi i parë thelbësor për mosmarrëveshje politike afatgjate.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leotrim Bekteshi ka thënë se skuadra e Prishtinës është përgatitur…