Greqia zgjat periudhën e izolimit

04 mars 17:08

Autoritetet në Greqi kanë forcuar masat kufizuese dhe zgjatur periudhën e izolimit. Zyrtarët thonë se masat janë ndërmarrë për të mbajtur nën kontroll përhapjen e pandemisë pasi rritja e rasteve të reja ka shtuar presionin mbi sistemin shëndetësor.

Në rajonin e Atikës, izolimi do të vijojë deri në 16 mars. Një ditë më parë, autoritetet raportuan për 2702 të infektuar të rinj, pjesa më e madhe e të cilëve janë në Atikë.

Ministri i shëndetësisë Vasilis Kikilias ka bërë të ditur se presioni mbi sistemin shëndetësor është shumë i lartë. Ministri shtoi se pjesë e masave emergjente është shtimi i njësive të terapive intesive në Atikë ndërsa spitalet e tjera jo Covid do të ndihmonin për t’u kujdesur për pacientët që nuk ishin duke u trajtuar me virusin.

Për të shmangur mbipopullimin, udhëtimi me makinë në rajone tjera është kufizuar dhe po ashtu edhe blerja në supermarkete në një rreze prej 2 km nga shtëpia. Dyqanet dhe shkollat jo të rëndësishme në Athinë janë të mbyllura dhe shumica e punonjësve inkurajohen të punojnë nga shtëpia.

Gjithashtu Selaniku, Arcadia, Larissa, Lefkada, Corinth, Thesprotia, Arta, Samos, Rhodes, janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë duke bërë që autoritetet t’i përfshijnë në hartën e kuqe.

Qeveria vlerëson se kostoja mujore e kufizimeve për ekonominë shkon në rreth 3 miliardë euro. Por, shpresohet se sezoni turistik do të sjellë të ardhura të nevojshme. Sa i përket vaksinimit rreth 1 milion grekë, në një popullsi prej rreth 11 milion, janë vaksinuar deri më tani.

Greqia në total numëron 197 mijë të infektuar dhe mbi 6500 kanë humbur jetën që nga shpërthimi i pandemisë. /Klan News/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë zhvillohet xhiron e 23-të eSuperligës së Kosovës në…