Ymeri paralajmëron Ballkanin: Udhëtojmë për rezultat pozitiv

04 mars 2021 | 17:05

Në fundjavë zhvillohet xhiron e 23-të eSuperligës së Kosovës në futboll, që pritet të jetë shumë interesante duke i parë çiftet e skuadrave që do të përballen ndërmjet veti. Një e tillë pritet të zhvillohet në Suharekë, ku skuadra e Ballkanit e pret Drenicën. Ballkani është duke luftuar për titullin kampion, kurse skuadra e Drenicës për mbijetesë.

Arion Ymeri, i cili ka folur për ndeshjen kundër Ballkanit, objektivin e klubit dhe për tifozët. Sipas Ymerit, dueli kundër Ballkanit është shumë i vështirë, por e kanë një përparësi pasi që skuadra nga Suhareka nuk është në formën më të mirë.

“Dueli me Ballkanin do të jetë shumë i vështirë duke e pasur parasysh ekipin që kanë, mirëpo jemi përgatitur maksimalisht për këtë duel dhe do të japim maksimumin për te nxjerrë një rezultat pozitiv. Përparësi e vogël është që Ballkani nuk është duke kaluar në formën më të mirë, shpresoj që edhe kundër neve mos të jenë në formë”, ka thënë Ymeri për gazetën “Sheshi”.

Portieri i “kuqezinjve” ka folur edhe për objektivin kryesor të klubit këtë sezon.

“Duke u bazuar në ekipin që kemi krijuar tash, besoj shumë që do ta sigurojmë mbijetesën. Mendoj që do shkojmë deri te vendi i pestë pasi që nuk jemi larg me pikë, do të jetë një luftë e fortë deri në fund. Objektivi kryesor është mbetja në Superligë”, ka shtuar Ymeri.

Për fundi, “gardiani” i Drenicës u ka premtuar tifozëve të klubit angazhim maksimal dhe se tifozët e meritojnë të gëzohen me ndonjë trofe. “Tifozëve ju premtojë që do ta japim maksimumin nga i pari deri te i fundit që jemi në klub. Shpresoj që të kemi fat edhe në garën e Kupës dhe ta fitojmë, kjo do të ishte dhurata më e mirë për tifozët tanë, e meritojnë pasi i kemi në mbështetje gjithmonë, si në rezultatet pozitive ashtu edhe negative dhe për këtë dua t’i falënderoj”, përfundoi Ymeri. Ballkani – Drenica zhvillohet nesër (e premte) me fillim nga ora 13:00. Drenica zë vendin e nëntë në klasifikim me 24 pikë të grumbulluara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka…