Haradinaj takon ambasadoren e Finlandës, flasin për situatën aktuale në vend

04 mars 2021 | 17:04

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se ka falënderuar ambasadoren për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës.

“Prita sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj. Pia Stjernval.  Diskutuam për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja. Falënderova ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shteteve”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka…