Gresa Behluli emocionohet pas takimit me Bill dhe Hillary Clinton: “Na dhatë shpresë në ditët më të vështira”

19 maj 2026 | 15:14

Këngëtarja kosovare Gresa Behluli ka ndarë një mesazh emocional pas takimit me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dhe ish-Zonjën e Parë Hillary Clinton.

Në postimin e saj, Behluli e ka përshkruar këtë takim si një moment nderi dhe emocionesh të veçanta, duke theksuar rëndësinë historike që familja Clinton ka për popullin shqiptar të Kosovës.

“Takimi me Presidentin Bill Clinton dhe Hillary Clinton ishte emocion dhe nder, që për ne shqiptarët e Kosovës nuk janë vetëm figura politike, por pjesë e historisë sonë. Si fëmijë i kujtoj si emra që na dhanë shpresë,” ka shkruar ajo.

Ajo ka kujtuar gjithashtu rolin e tyre gjatë periudhës së vështirë të Kosovës, duke shtuar se ata kanë qenë një zë shprese në kohët më kritike.

“Kosova nuk do t’ju harrojë kurrë për gjithçka që keni bërë për popullin tonë, ju ishit zëri i shpresës në ditët më të vështira. Mirënjohja dhe respekti ynë do të jetojnë brez pas brezi,” shkroi tutje.

Në fund të postimit, Behluli ka uruar: “Zoti e bekoftë Amerikën dhe shqiptarët kudo që janë!”

View this post on Instagram

A post shared by Gresa Behluli (@gressabehluli)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është ende në…