Grezda do të operohet sërish

30 shtator 2020 | 13:28

Eros Grezda ka sërish probleme me këmbën e tij të majtë dhe do të duhet të operohet sërish. Lajmin e bëri të ditur klubi kroat Osijek, në faqen e tij zyrtare.

Në qershor, sulmuesi i kombëtares shqiptare u operua për herë të parë. Ai u kthye në stërvitje për fazën përgatitore dhe ishte pjesë e ekipit në katër ndeshjet e para të kampionatit dhe ndeshjen evropiane kundër Basel.

Dhembja është shtuar dhe stafi mjekësor vendosi për një tjetër operim. Mendohet se Grezda nuk do të luajë më për këtë vit, edhe pse nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e tij në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur të mërkurën mbledhja e radhës e Komitetit për…