Grezda për formën e Dakut: Bravo, djali im i dashur

20 shtator 11:56

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda ka dërguar mesazh për sulmuesin e Kosovës, Mirlind Daku.

Daku ka shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme, ku hyri si zëvendësues duke shënuar dy herë për t’i sjellë fitoren Osijekut. Kësaj i është gëzuar edhe ish-bashkëlojtari, Eros Grezda dhe këtë e bëri të ditur përmes një story në rrjetin social, “Facebook”.

Grezda publikoi golin e Dakut me kokë dhe shkroi: “Bravo, djali im i dashur”.

Ndërkohë, dyshja kanë ndërtuar miqësi të mirë për disa muaj sa ishin bashkë te klubi kroat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përfunduar vizitën zyrtare katërditore…