Grezda: Rendësi kanë tri pikët

04 nëntor 2018 | 17:48

Eros Grezda e ka fituar një vend titullari tek skuadra e famshme skoceze, Rangers. Sulmuesi shqiptar luajti nga fillimi në ndeshjen që Rangersi e fitoi në udhëtim tek St Mirren (0-2).

Edhe pse nuk ishte ndonjë paraqitje e madhe nga Grezda, gjakovari ka thënë se është argëtuar në fushë.

“Jam argëtuar shumë duke luajtur me skuadrën që nga fillimi, por ishte pak e vështirë për shkak të kushteve atmosferike, shi dhe erë e fortë. Gjëja më e rëndësishme në fund është që morëm tre pikët dhe fitoren që na duhej. Mendoj se kemi bërë mirë, sidomos pas një pjese të parë të vështirë, ku kushtet atmosferike i kishim kundër. Në pjesën e dytë ne luajtëm futboll të mirë”, ka thënë Grezda.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i shteteve të Bashkimit Evropian (BE) të cilat po…