Grida Duma viziton Nasim Haradinajn në Gllogjan: Kthim i bukur e i madh në familje…

18 dhjetor 2023 | 10:44

Pas lirimit të Nasim Haradinajt, moderatorja e njohur shqiptare Grida Duma, ka shkuar në Gllogjan për vizitë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Duma përmes një postimi në Facebook e cila lirimin e tij e ka quajtur si lajm shumë të mirë.

Në postimin e saj shoqëruar me një video, shihet se atje ishte edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

”Ganimetja, mikja ime, kishte merak e emocion të veçantë ta takonte Nasimin, i cili ishte personalitet krejt i spikatur njerëzor, perveçse burrëror”, ka shkruar Duma.

Tutje ajo ka theksuar se u prit mjaft mirë me atmosferë epike.

”Kthim i bukur e i madh i Nasim Haradinajt në shtepinë e familjen e tij të madhe patriotike”, shkruan ajo.

Postimi i plotë i saj:

Lajmi shumë i mirë, që Nasim Haradinaj, luftëtar i shquar i luftës çlirimtare të Kosovës, u lirua nga Gjykata e Hagës, ishte shtysë e madhe që ta vizitoja në shtëpinë e tij në Gllogjan.

Nasimi ka një familje, pak të thuash, unike.

Shoqja dhe gruaja e tij e jetës, thotë, jemi “shokë idealesh”, jeta e tyre bashkë.

Ganimetja, mikja ime, kishte merak e emocion të veçantë ta takonte Nasimin, i cili ishte personalitet krejt i spikatur njerëzor, perveçse burrëror.

Na priten e na përcollen me një atmosferë gati epike, në përshëndetje, mesazhe e ndjesi.

Vlejti shumë që sensova aty idealet e atyre që ende thonë “çështja e kombit s’ka mbaruar”.

Kthim i bukur e i madh i Nasim Haradinajt në shtepinë e familjen e tij të madhe patriotike.

Intervistë / Nëse bëhem deputet do të jem urë lidhëse në mes të mërgatës dhe Kuvendit të Kosovës

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti i përhershëm i emisionit “Favorit” në T7, Ismet Munishi,…