Griezmanni: Milani ishte superior ndaj nesh

25 nëntor 2021 | 15:39

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann e ka pranuar se Milani luajti shumë më mirë se skuadra e tij në fitoren 1-0 në Ligën e Kampionëve të mërkurën në “Wanda Metropolitani”.

“Ata na studiuan mirë neve. Plani i jonë për lojën nuk funksionoi. Milani ishte superior. Ne duhet të përmirësohemi dhe të luajmë më mirë në ndeshjen e fundit në grup”, ka thënë Griezmann.

Atletico duhet ta mposhtë Porton për të kaluar tutje dhe të shpresojë se Milani nuk fiton ndaj Liverpoolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni “Alsat” nga burime brenda policisë ka mësuar se në…