Gruaja e çon burrin të blejë pulë, ai vjen me 100 mijë dollarë në xhep

03 shkurt 2022 | 11:26

Një burrë nga Maryland, të cilin gruaja e kishte dërguar në dyqan për të blerë pulë, ishte kthyer në shtëpi me një biletë lotarie me vlerë 100 mijë dollarë.

52-vjeçari i ka thënë zyrtarëve të lotarisë në Maryland se gruaja e kishte dërguar në dyqan për të blerë pulë.

“Gruaja ime më dërgoi për të marrë pulë për darkë”, ka thënë burri.

Ndërsa ishte në dyqan, ai është ndalur në makinën shitëse të lotarisë për të blerë bileta Mega Millions me vlerë 10 dollarë dhe një biletë gërvishtëse.

Burri ka thënë se e gërvishti biletën, një lojë “Monopoly X50”, pas darkës. Ai ka thënë se fillimisht e kishte lexuar gabim çmimin.

“Mendova, të paktën fitova 10 dollarë dhe do t’i rimarr paratë e mia që harxhova për t’i blerë biletat,” ka kujtuar ai.

52-vjeçari shpejt e kishte kuptuar se çmimi ishte në të vërtetë 100 mijë dollarë.

Çifti ka thënë se me fitimin e lotarisë kanë planifikuar një pushim familjar, shlyerjen e një borxhi, përmirësimin e shtëpisë dhe ndoshta blerjen e një televizori të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur vetëm pak ditë nga gjykimi përfundimtar për vdekjen…