Gruaja e Nasim Haradinajt zbulon se çfarë i tha ai para se të shpallej fajtor

18 maj 2022 | 12:02

Gjejlone Haradinaj, bashkëshortja e Nasim Haradinajt është deklaruar pas shpalljes së aktgjykimit dënues me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe 100 euro gjobë ndaj tij dhe Hysni Gucatit.

Në një bisedë për “T7”, ajo ka zbuluar se çfarë ka biseduar me Nasimin, mëngjesin e sotëm

“Unë nuk e kam pritë lirimin, këtë e kam pritë. Edhe Nasimi në mëngjes ka thirr, ka thënë unë jam këtu në mënyrë të padrejtë nga dita e parë. Hape derën dhe mos prit që lirohem”, ka thënë Gjejlone Haradinaj.

Ndërsa për pjesën që Nasim Haradinaj është shfaqur i buzëqeshur kur i është shqiptua dënimi, ajo ka thënë: “Nasimi është i mësuar me u ballafaquar me padrejtësi dhe është krenar se e dinë që kurrë s’ka bërë asgjë”.

Më tutje, ajo ka bërë me dije se Nasim Haradinajn do ta vizitojnë për ditëlindje në Hagë.

“Familja e Haradinajt është e mësuar me këto gjëra, familjarët janë shokuar. Është shumë shokuese për fëmijët që jetojnë jashtë”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Barcelonës, Johan Laporta ka thënë se Kylian Mbappe…