Gruaja e Rexhep Selimit trashëgon numrin e tij në listën e Vetëvendosjes

16 janar 2021 | 19:17

Gruaja e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi, do të kandidojë për deputete në listën e Vetëvendosjes. Historikisht, Rexhep Selimi ka mbajtur numrin dhjetë në këtë listë. Por, meqë Selimi gjendet në Hagë si i akuzuar, numrin dhjetë në këto zgjedhje do ta mbajë gruaja e tij.

Po ashtu, numri 10 është simbolikë e Selimit, i cili ka qenë nofkë e ish-kryesuesit të UÇK-së, Rexhep Selimit (dhjetëshi).

Sekretari administrativ i Dhomave të Specializuara në Hagë, në seancën fillestare të mbajtur në Tribunalin e Hagës, pati treguar akuzat që i rëndojnë ish-kryetarit të Grupit Parlamentar të VV-së, Selimi.

“Selimi akuzohet për këto vepra penale si krime lufte që janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme si dhe për këto vepra penale që janë krime kundër njerëzimit që janë: përndjekje, burgosje, akte tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë e personave”, u shpreh sekretari administrativ i Speciales.

Pesë numrat e parë në listën e Vetëvendosjes janë më ndryshe se zakonisht. Përveç Kurtit dhe Konjufcës, aty është Vjosa Osmani, ish-kandidate për kryeministre e LDK-së, që bart numrin dy të së ashtuquajturës “lista e referendumit”.

Në mesin e personave të tjerë të përfshirë në listën e Vetëvendosjes, që po kandidojnë për herë të pare, është edhe Avni Dehari me numër 5, babai i aktivistit të ndjerë të kësaj partie, Astrit Dehari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja në detyrë e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija-Deva, ka…