Gruaja e Scholzit jep dorëheqje nga posti i ministres së Arsimit

18 prill 2023 | 11:38

Bashkëshortja e kancelarit gjerman Olaf Scholz, ministrja e Arsimit në provincën e Brandenburgut, Britta Ernst ka dhënë dorëheqjen.

Ajo nuk dha asnjë arsye, ndërsa largimi pasoi kritikat nga publiku, i cili ishte i pakënaqur me rezultatet e punës së saj në fushën e kopshteve dhe shkollave. Pasardhësi i saj do të jetë Sekretari i Shtetit, Stefan Freiberg. .

Ernstova ka 6 vjet që është anëtare e qeverisë provinciale, ndërsa në vitin 2021 ka qenë kryetare e Konferencës së Ministrave të Arsimit.

Kryeministri i shtetit federal të Brandenburgut, Dietmar Vojdke, ka pranuar dorëheqjen dhe ka falënderuar Ernst për punën 6-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sacramento dhe Philadelphia kanë hedhur një tjetër hap të sigurt…