Golden State dorëzohet ndaj Sacramentos, fiton Philadelphia

18 prill 2023 | 11:33

Sacramento dhe Philadelphia kanë hedhur një tjetër hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin tjetër të play-off në NBA. Dy skuadrat mundën përkatësisht Golden State dhe Brooklyn për të thelluar në 2-0 rezultatin e përgjithshëm.

Golden State bëhet gati të zbresë nga froni i NBA. Kampionët në fuqi të basketbollit amerikan dështuan edhe në ndeshjen e dytë të “play-off”, duke i lejuar Sacramentos të thellojë në 2-0 rezultatin e përgjithshëm. Kings dominuan në shtëpinë e tyre, duke imponuar shifrat 114-106.

Njeriu i triumfit për vendasit ishte De Andre Fox, që shënoi 24 pikë, ndërsa kapi 9 topa në tabelë dhe dha katër asistime për shokët e skuadrës. Në një mbrëmje të mirë edhe Sabonis, që gjithashtu i dha një dorë të mirë suksesit të Sacramentos që hedhin një hap të rëndësishëm drejt raundit tjetër në këtë post-sezon të NBA.

Nga ana tjetër, për Golden State nuk mjaftoi Stephen Curry në rolin e shënuesit më të mirë të ndeshjes me 28 pikë. Po ashtu, në mbrëmjen për t’u harruar për Warriors peshon edhe përjashtimi i Damon Green me teknikë për sjellje anti-sportive.

Drejt kualifikimit për në raundin tjetër shkon e sigurt edhe Philadelphia. “Sixers” mundën sërish Brooklyn, duke çuar në 2-0 rezultatin e përgjithshëm. Në ndeshjen e dytë vendasit fituan 96-84. Në hije, James Harden, ndërsa i pakapshëm ishte Tajriz Maksei me 33 pikë. Me dy shifra dopjo 20 pikë dhe 19 topa në tabelë e mbylli Joel Embid, gjithashtu vendimtar në fitoren e Philadelphia.

“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Lindjes

Philadelphia – Brooklyn          96-84 (2-0)
Boston – Atlanta                       (1-0)
Cleveland – New York             (0-1)
Milwaukee – Miami                 (0-1)

“Play-off” – Çerekfinale Konferenca e Perëndimit

Sacramento – Golden State      114-106 (2-0)
Memphis – Lakers                     (0-1)
Phoenix – Clippers                    (0-1)
Denver – Minnesota                 (1-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E lindur më 29 janar 1979, Christina Koch është një…