
Gruaja nga Durrësi sjellë në jetë trinjakë
06 shkurt
16:30
Një lajm i mrekullueshëm ka ardhur nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Familja Gashi nga Durrësi është bekuar me trinjakë dhe përmes një foto të postuar në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me të gjithë gëzimin e familjes.
Sakaq, ka bërë të ditur se nëna e tyre, Iva ka falënderuar të gjithë stafin për lindjen e shëndosh të bebushave.
“Gëzim i madh për familjen Gashi nga Durrësi, që gëzohen me trinjakë. Nëna e tyre Iva ka veçse fjalë falënderimi e mirënjohje për kujdesin e jashtëzakonshëm të stafit të për lindjen shëndosh e mirë të trinjakëve”, ka shkruar Manastirliu në “Facebook”, krahas fotos së ëmbël.