Gruaja nga Ferizaj tregon si u mashtrua nga personi që shtirej si pjesëtar i FSK-së

02 maj 07:58

Një personit me inicialet A. M. nga Ferizaj i është caktuar masa e paraburgimit një muaj nga Gjykata Themelore.

40-vjeçari po dyshohet se në vazhdimësi në dy muajt e fundit ka mashtruar bashkëqytetaren Bukurije Sadiku duke i thënë se do ta dërgojë për operim në zemër.

Nga 42-vjeçarja, ferizajasi mori mbi nëntë mijë euro duke i paraqitur asaj fatura dhe dokumente false, por intervenimi kirurgjik nuk u realizua asnjëherë.

Viktima të hollat i kishte mbledhur nga njerëzit e vullnetit të mirë që i kishin dhënë për shërimin e saj.

“Jam në FSK, jam donator, shpërndaj bamirësi, por jo veç mua, por edhe shumë familje i kish marrë në qafë. Më kanë çu para  kush ka mujt, m’i kanë mbledhë 9 mijë euro, por ai çdo ditë më ka kërkua para gjoja se po i kërkon spitali. Gjejke arsye, mjeku nuk është, është shtyrë”, ka deklaruar Sadiku për “KlanKosova”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në…