GRUAJA SHQIPTARE

07 tetor 20:09

Shkruan: Jakup Krasniqi

Telegrafikisht- Shkrimin për Gruan shqiptare po e filloj me konstatimin e një diplomati të huaji, i cili para më tepër se 100 viteve për gruan shqiptare pat thënë: ”Si në mbarë Ballkanin, ajo gruaja kërkohet të bëjë punë krahu. Ajo gëzon nderim të madh dhe zë një vend shumë më të rëndësishëm se gratë e Orientit. Gruaja mund të udhëtoj nga njëri skaj i vendit në tjetrin pa patur frikë se e cenon kush, madje burri në shoqërinë e gruas ka mbrojtje të sigurt.” Nuk e di nëse kjo mund të thuhet për shoqëritë në të cilat “shtrigat” kërkoheshin në shpirtrat e grave?! Por, autori Gorge Fred Williams e vazhdon vlerësimin e tij për gruan shqiptare, ai vazhdon: “Kurora e nderit në jetën e gruas (shqiptare) kur ajo bëhet nënë. Bukuria dhe dashuria luajnë pak rol kundrejt kësaj. Nderi i saj rritet më shtimin e numrit të fëmijëve. Nuk gjen gra më të virtytshme se në Shqipëri”.

Shqiptarët si popull numerikisht janë komb i vogël, por, si në historinë e vjetër, në mesjetë a kohë të re, hasen jo pak shembuj që nuk e ke të lehtë të gjesh të shumë kombe të tjera e jo më te popujt e Gadishullit Ballkanik. Iliret në antikë e kishin Mbretëreshën Teutë, në Mesjetë, shqiptarët e kishin Donikë Kastriotin e më pastaj e kishin Nora Kelmendin e shumë luftëtare të tjera. Kur shqiptarët e bënë Revolucionin grek, luftëtarja më e çmuar ishte Bubulina shqiptare. Ndërsa në luftërat ballkanike shkëlqente një grua shqiptare – Shotë Galica nga Drenica Heroike. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, asnjë popull i Ilirikut (Ballkanit) nuk pati më shumë heroina se sa shqiptarët. Edhe në luftën e fundit në Kosovë, krah për krah me ushtarët e UÇK-së ishin edhe grat ushtare nga te cilat pati edhe dëshmore dhe heroina.

Gratë shqiptare ishin dhe mbeten njëra nga shtyllat kryesore të familjes dhe te kombit. Vetëm dashakëqinjët e mbushur me urrejtje shoviniste e fashiste përpiqen që ta mohojnë e denigrojnë kombin shqiptar duke e zhvlerësuar krijesën e tij – Nënën e gruan shqiptare. Kjo përpjekje është e kotë, pasi gruaja shqiptare ishte e është përkrah burrave si në ditë të mira ashtu edhe në ditë të vështira. E gjithë historia e shqiptarëve e tregon këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër luhet ndeshja e Play off`it të Ligës së Kombeve…