Grubi: Gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoni

22 nëntor 2021 | 13:27

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Afrtan Grubi, ka deklaruar se gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është realitet dhe se me përdorimin zyrtar të saj askush nuk ka humbë asgjë.

Ai ka vlerësuar se gjuha shqipe përdoret në të gjitha institucionet e vendit, përfshi edhe gjyqësorin dhe prokurorinë.

“Ju e shihni që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Presidencë, në Qeveri, në Kuvend, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në të gjitha komunat veri-perëndimore të vendit dhe përdoret nga të gjitha institucionet e shtetit, përfshi tanimë edhe gjykatat dhe prokuroritë. Në si politik-bërës ndërtojmë politikat, zbatimin e bën Agjencia për zbatimin e gjuhës, Inspektorati për përdorimin e gjuhës shqipe. Inspektorati në përputhje me Ligjet aktuale është në rindërtim e sipër për arsye se për të rindërtuar apo për të promovuar një inspektor të vetëm duhen trajnime 12 mujore në përputhje me Ligjin. Dhe që mos gaboj brenda dy muajve të ardhshëm inspektorët e parë në kuadër të inspektoratit të gjuhëve do të pajisen me licenca dhe do të fillojnë me veprimin e tyre në teren”, ka deklaruar Grubi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e djeshme për blogeren, Sarah Berisha ishte me ulje-ngritje,…