Grubi: Nuk ka vota për shërbëtorët e Mickovskit dhe VMRO-së

01 maj 2024 | 19:30

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të mos e votojnë VMRO-në dhe kandidaten e tyre për presidente.

Ai ka paralajmëruar një fitore të thellë të Fronit Evropian në zgjedhjet e 8 majit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Grubi ka shkruar se ky koalicion do t`i fitojë 30 deputetë.

Sipas tij, koalicioni i VLEN-it është në shërbim të VMRO-së.

VMRO dhe drejtuesit e saj bijnë në mend vetëm nga Ali Ahmeti dhe Fronti Europian edhe atë me fitore rekord prej 30:0 me deputet në favor të Frontit. Ftoj të gjithë votuesit e opozitës shqiptare dhe ata që qëndruan në shtëpi, të mos e lejojnë servilitetin, vazalitetin, puthadorësinë, shërbimin që e bëjnë 5 persona ndaj Mickovskit, Gordanës, Apasievit, VMROsë dhe Levicës, e indirekt edhe Serbisë e Rusisë, kundër UÇKsë, shqiptarëve, barazisë, Marrëveshjes së Ohrit, balanserit, badinterit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë, Europës, miqësisë me Amerikën, fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të shëndosha ndëretnike”, ka shkruar Grubi.

Ai ka bërë me dije se askush prej shqiptarëve nuk duhet të votojë për sherbetoret e Mickovskit.

“Me 30:0 me deputet më 8 maj duke e rrethuar numrin 4️⃣ i thuhet JO Mickovskit, JO Gordanës, JO Serbisë e Rusisë, JO 5 të dëshpëruarve dhe të dështuarve që nuk po zgjedhin mjete për ta shpëtuar lëkurën e tyre si humbës masiv me 40.000 vota diferencë, SI DHE DO TË SILLET VMRO PARA AKTIT TË KRYER PARA SHQIPTARËVE DHE ALI AHMETIT. I madh e i vogël, burrë e grua, fshat e qytet, të GJITHË NË KËMBË PËR MOS TË LEJUAR nëpërkëmbje dhe kthim prapa 25 vjet! NUK KA VOTA PËR SHËRBËTORË TË MICKOVSKIT DHE VMROsë!”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje për plagosjen në…