Gruda: Vetëvendosje ka hequr dorë nga padia ndaj Serbisë për gjenocid
Kandidati i PDK-së për deputet, Përparim Gruda, ka adresuar kritika ndaj qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Gruda tha se Qeveria Kurti nuk i ka zhbërë strukturat paralele në veri të vendit. Sipas tij, ato janë legalizuar përmes marrëveshjeve politike.
Ai i cilësoi zhvillimet në veri si “teatër absurd”, duke pretenduar se përfituesja kryesore nga situata e krijuar ka qenë Lista Serbe.
“Albin Kurti i ka braktisur të gjitha premtimet. Një nga më interesantet është se në programin aktual të LVV-së, e kishin hequr edhe padinë ndaj Serbisë për gjenocid.
E kanë përdorur si mjet propagandistik sa u është dashur, e tash kanë hequr dorë, se me gjasë kanë shpikur mjete tjera propagande, sepse tash ka ardhur koha me iu kërku llogari me bë”, tha Gruda.



