Grupet punuese dakordohen për parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje

18 tetor 14:40

Në vazhdimësi të takimit të dy liderëve, të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LV), sot në selinë e LDK-së është mbajtur takimi i grupeve punuese lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.

Sipas njoftimit për medie, dy grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Në takim u shqyrtuan temat kryesore politike dhe reformat kyçe sektoriale të cilat e presin Qeverinë e re”, është thënë në njoftim.

Palët janë dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i radhës të mbahet të mërkurën nga ora 15:00 për të konkretizuar diskutimet e sotme.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lindja e dy vajzave binjake identike në Gjeorgji ishte shumë…