Grupi C / Kualifikohen Holanda dhe Austria

21 qershor 2021 | 19:55

Holanda dhe Austria janë dy kombëtarët që e kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të “Euro 2020”.

Holanda sot e mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultat 3-0 dhe në këtë mënyrë e mbylli fazën e grupeve me 9 pikë. Dy gola për holandezët i shënoi Georginio Wijnaldum, kurse një tjetër e shtoi Memphis Depay. Maqedonia e mbylli kampionatin pa asnjë pikë të fituar.

Ndërsa Austria pasi e mposhti Ukrainën me rezultat 1-0, e siguroi kualifikimin në fazën e dytë. Golin e vetëm e shënoi Christoph Baumgartner, në minutën e 21-të. Ukraina e mbylli grupin në vendin e tretë me 3 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës në mbledhjen e sotme…