Grupi i Deputetëve të Pavarur sot themelon partinë e re

01 maj 2018 | 13:54

Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) sot do të shpalosë deklaratën themeluese të subjektit të ri politik.

Në një konferencë për media, në orën 14:00, në ambientet e Kuvendit, ashtu siç është njoftuar, do të flasin deputeti Dukagjin Gorani dhe Visar Ymeri.

“GDP sot shpalosë deklaratën themeluese të subjektit te ri. Konferenca me medie mbahet në ora 14:00 në lokalet e Kuvendit”, është thënë në njoftimin e GDP-së.

Grupi i Deputetëve të Pavarur, ka 12 deputetë. Ata janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, pas mospajtimeve që kishin ndodhur në këtë parti.

Në mars të këtij viti, ishte formuar ky grup parlamentar.

12 deputetët e grupit parlamentar të ri janë: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani ka pritur në zyrën…