Grupi i Miqësisë me Kanadanë në Kuvendin e Kosovës takohet me Rob Oliphant, flasin për bashkëpunimin ekonomik

15 prill 2024 | 12:54

Grupi i Miqësisë me Kanadanë në Kuvendin e Kosovës, nën drejtimin e kryetares Mimoza Kusari-Lila dhe deputetit Armend Zemaj, zhvilloi një takim me Rob Oliphant, anëtar i Parlamentit dhe Sekretar Parlamentar i ministrit të Punëve të Jashtme të Kanadasë.

Takimi filloi me shkëmbimin e informacioneve rreth sistemeve politike të dy vendeve, duke vazhduar me diskutimin për një varg çështjesh të rëndësishme politike (përfshirë tranzicionin kompleks politik të Kosovës para dhe pas shpalljes së pavarësisë, sfidat në përfaqësimin rajonal dhe ndërkombëtar) dhe të drejtave të njeriut, me theks të veçantë në nevojën për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të të komuniteteve, përfshirë edhe të drejtat e komunitetit LGBTQ+ në vend.

Gjithashtu, u bisedua për potencialin e madh të bashkëpunimit ekonomik në sektorë të rëndësisë së veçantë për Kosovën, bashkëpunimin ushtarak, si dhe domosdoshmërinë e procesit të lehtësimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve nga Kosova për në Kanada.

Në fund te takimit Grupi i Miqësisë me Kanadanë falënderoi palën kanadeze dhe vlerësoi bashkëpunimin dhe angazhimin e Kanadasë për Kosovën në të gjitha fushat, duke mirëpritur bashkëpunimin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmjen e së shtunës Irani ka kryer një sulm ajror…