Grupi punues për reformën në drejtësi mbajti takimin e radhës

31 janar 2024 | 16:20

Grupi punues për reformën në drejtësi ka mbajtur takimin e radhës, ku është diskutuar mbi adresimin e rekomandimeve që rrjedhin nga deklarata e përbashkët e zotimeve, e nisur nga Ministria Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka falënderuar dhe përgëzuar të pranishmit për punën, vërejtjet dhe sugjerimet e adresuara.

Ajo ka thënë së në kuptimin e zotimit dhe përmbushjes së obligimeve, Ministria ka vullnet të plotë për të proceduar tutje rekomandimet e nevojshme, të cilat rrjedhin nga deklarata e përbashkët.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, në fjalën e tij hyrëse ka folur mbi të gjeturat e planit të veprimit të deklaratës së përbashkët, veçanërisht mbi përmirësimin e efikasitetit transparencës dhe disiplinës në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, fuqizimin e mekanizmave të brendshëm për verifikim dhe kontroll të integritetit, avancimin dhe fuqizimin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe forcimin e mekanizmave për deklarim të pasurisë për gjyqtarë dhe prokurorë.

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, ka thënë se ky proces hartimi dhe finalizimi i legjislacionit është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të efikasitetit në drejtësi.

Diskutimet në punëtori janë adresuar çështje të rëndësishme për sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial, duke theksuar nevojën për ndryshime, të cilat do të rrisin integritetin dhe funksionimin e tyre.

Gjithashtu, pjesë e këtij grupi punues ishin edhe partnerë ndërkombëtarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë të lartë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët kontribuan me këshilla dhe rekomandime të tyre në përmirësimin e procesit të hartimit dhe finalizimit të legjislacionit, duke shpërndarë njohuri dhe përvojë nga përvoja e tyre në këtë fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshillit Kombëtar i Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave…