Diskutohet plani kombëtar për përfshirjen financiare dhe reduktimi i përdorimit të parave të gatshme

31 janar 2024 | 16:18

Këshillit Kombëtar i Pagesave në funksion të mbështetjes së reformave në fushën e pagesave përmes zgjerimit të përfshirjes dhe rritjes së bashkëpunimit ndërmjet akterëve të tregut në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës, mbajti mbledhjen e parë pas rifunksionalizimit, me anëtarësi të zgjeruar.

Ky Këshill shërben si një organ këshillimor në mbështetje të reformave në fushën e pagesave dhe rritjes së sigurisë së Sistemit Kombëtar të Pagesave

Takimet me një fjalë hyrëse i përshëndeti guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ndërsa kryesimi i Këshillit u bë nga zëvendësguvernatori, Dardan Fusha, me pjesëmarrjen institucioneve publike dhe ndërkombëtare, sektorit privat e financiar dhe partnerëve zhvillimor.

Guvernatori Ismaili në hyrje të takimit rithemelues dhe hapës për vitin 2024, u shpreh se një sistem i shëndoshë dhe efikas i pagesave, në sistemin financiar të Republikën e Kosovës mbështetë zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit financiar, rritjen e stabilitetit financiar, duke krijuar kështu një klimë në të cilën investitorët mund të zgjerojnë bizneset e tyre dhe se e bën tregtinë më të lirë dhe u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime.

“Një sistem i zhvilluar financiar i pagesave ku pagesat realizohen me kosto të arsyeshme dhe me efikasitet në kohë e bëjnë tregtinë më të lirë dhe mundësojnë që firmat konkurruese të rriten dhe t’u ofrojnë konsumatorëve qasje më të lehtë në mallra dhe shërbime”, ka thënë guvernatori Ismaili.

Sipas guvernatorit të BQK-së, një sistem i zhvilluar i pagesave siguron zvogëlimin e efekteve negative dhe siguron integritet në sistemin financiar të vendit.

“Njëkohësisht, një sistem i zhvilluar i pagesave siguron mbrojtjen e integritetit të sistemit financiar dhe të valutës euro, zvogëlimin e efekteve negative nga dukuria e falsifikimit të parave, mbrojtjen e konsumatorit dhe avancimin e praktikave të tregut, zvogëlimin e efekteve nga aktivitetet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, qasjen e shtuar në shërbimet financiare dhe gjithëpërfshirjen financiare”, ka potencuar Ismaili.

I pari i BQK-së shtoi se avancimi i sistemit të pagesave do të përshpejtoj qasjen e Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave të Bashkimit Evropian të njohur si SEPA dhe Sistemin e Pagesave të Shpejta të Bashkimit Evropian i njohur si TIPS, si objektiv strategjik i BQK-së.

Duke përmendur Planin Strategjik 2024-2028 të BQK-së, guvernatori Ismaili listoi disa nga aktivitetet që janë planifikuar dhe që lidhen me fushën e sistemit të pagesave.

Ai renditi disa nga veprimet tashmë të ndërmarra në aspektin rregullativ dhe ligjor, si përgatitje drejt zbatimit të planit.

“Avancimi i sistemit të pagesave paraqet sfida të konsiderueshme si nga perspektiva e BQK-së ashtu edhe nga ajo bankave dhe institucioneve financiare jobankare dhe për këtë kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë. Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet rreziqeve qe sjellin këto zhvillime, me theks tek ato kibernetike dhe jo vetëm”, është shprehur Ismaili.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar renditjen…