Grupi suedez sjellin versionin e ri të këngës “Xhamadani vija vija”

28 nëntor 2020 | 15:03

Grupi i njohur suedez, MadMan´s Choice realizuan në versionin e tyre “Xhamadani vija vija”.

Grupi suedez, MadMan’s, erdhën me një projekt të veçantë pikërisht në datën kur shqiptarët festojnë 28 Nëntorin.

Përmes një postimi në rrjetin “Facebook”, MadMan’s Choice njoftojnë se kënga është dhuratë e vogël për Kosovën, duke shpresuar që të tejkalohet sa më shpejt Covid-19. “Ky projekt është një mënyrë për të treguar vlerësimin tonë për njerëzit e mirë dhe Kosovën e bukur. Puna në këtë projekt ishte përvojë shumë argëtuese dhe e paharrueshme. Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të performojmë në Hardh Fest në Rahovec, Kosovë. Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën “Xhamadani”, erdhi natyrshëm. Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”, thuhet në njoftimin e grupit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mëngjesin e 28 nëntorit disa paragllajdistë, me flamurin kuq e…