Guardiola: Aguero është i pazëvendësueshëm në City

28 dhjetor 2019 | 10:44

Trajneri Pep Guardiola nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Aguero, golashënuesi më i mirë në histori të Cityt, ka edhe 18 muaj kontratë të mbetur dhe trajneri i tij mendon se influenca e lojtarit në fushë nuk mund të zëvendësohet. Trajneri katalan beson se ‘Citizens’ nuk do të jetë i gatshëm ta zëvendësojë lojtarin kur ai të largohet nga klubi.

“Zëvendësimi i Aguero do të jetë më i vështiri. Sergio është i pazëvendësueshëm. Ne kemi një tjetër sulmues të mrekullueshëm (Gabriel Jesus) dhe, ndoshta, edhe një do të afrohet kur Sergio të largohet, por ai është i pazëvendësueshëm”, ka thënë Guardiola.

“Momenti më i rëndësishëm në këtë klub, më i rëndësishëm sesa kur klubi ta fitojë Ligën e Kampionëve, është kur Sergio shënoi golin kundër QPR-së”, ka shtuar Pep.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joumana Haddad   Faleminderit Zot për cunamin në Indonezi, për…