Guardiola, besnik i Cityt

11 mars 2019 | 17:10

Emri i Pep Guardiolës u shtua së fundmi në listën e kandidatëve për të marrë bankinën e Juventusit në fundin e këtij sezoni, por trajneri spanjoll kërkoi t’i shuajë që në nisje zërat që e largojnë nga Manchester City.

Tekniku iberik preferoi edhe publikisht t’i qëndrojë marrëveshjes me kampionët e Anglisë, ndërsa synon të rikonfirmohet në fronin e futbollit ishullor.

“Nuk e di pse mediet dhe të tjerët i thonë këto gjëra. E kthyen shpejt në lajm atë që ishte vetëm një postim në ‘Twitter’. Unë kam ende dy vjet kontratë këtu dhe do të iki vetëm nëse më shkarkojnë. Nëse ndonjë skuadër më do, duhet ta kuptojë se mbetem te City”, ka thënë Guardiola.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi është në kërkim të një alternative të Samir Handanoviqit…