Guardiola: City do të luajë në Ligën e Kampionëve

06 korrik 2020 | 10:13

Pep Guardiola, menaxheri i Manchester Cityt, është i bindur që skuadra e tij do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

UEFA e përjashtoi Cityn nga elita për shkeljen e rregullave, por aktualisht ekziston një mosmarrëveshje që së shpejti do të ketë një epilog.

“Qytetarët” presin vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv më 13 korrik.

“Unë pres vendimin me shumë besim se do të na lejohet të garojmë në Ligën e Kampionëve, sepse dëshirojmë të jemi në fushë,” tha Guardiola.

Kujtojmë, City u dëbua nga Liga e Kampionëve pasi u përpoq të fshihte burimet e të ardhurave dhe shkeli rregullat e Fair Play. Skuadra angleze u gjobit edhe me 30 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virusi është kthyer frikshëm në Ballkan. Ministria serbe e Shëndetësisë…