Guardiola: Ky është suksesi i fitoreve

22 shkurt 2021 | 18:30

Manchester City vijoi serinë e fitoreve radhazi edhe ndaj Arsenalit. Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses dhe tregoi edhe sekretin e fitores së 18 radhazi.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Mikel është shumë i zgjuar dhe ne nuk kishim në dispozicion lojtarët që kemi luajtur në ndeshjet e fundit, por ia dolëm. E filluam shumë mirë ndeshjen, sidomos në 15-20 minutat e para.

Bëmë një pjesë të dytë të përkryer dhe jam i kënaqur me tri pikët sepse i morëm në ‘Emirates’ dhe e di se sa mirë luan skuadra e Mikelit”, ka thënë ai. “Sekreti i fitoreve radhazi? Ky rekord do të thyhet një ditë, por sekreti i vetëm është të mendosh për ndeshjen tjetër. Nuk e kam pritur këtë ecuri në dy muajt e fundit. Duhet t’i kujtojmë gjithmonë triumfet që kemi arritur në ‘Anfield’, kundër Tottenhamit dhe Evertonit”, ka përfunduar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i Sportistit të Vitit për herë të parë shkoi…