Guardiola lavdëron Sterlingun

08 shkurt 2021 | 12:00

Në “Anfield Road” Manchester City i dha një leksion futbolli Liverpoolit duke triumfuar me shifrat e thella 1-4.

Trajneri i Cityt, Pep Guardiola u shfaq i lumtur për këtë fitore, teksa vlerësoi shumë Raheem Sterlingun, autori i golit të tretë.

“Të rëndësishme ishin vetëm tre pikët. Natyrisht që jam shumë i kënaqur me faktin që djemtë thyen një rekord që zgjaste prej një kohe të gjatë. Zhvilluam një performancë të mrekullueshme. Komplimente edhe për Raheem Sterling. Ishte i shkëlqyer, njësoj si në ndeshjen e sezonit të kaluar”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është e zakonshme që puçrra të bardha të shfaqen në…