Guardiola me fjalë të mëdha për Ten Hag: Ai është trajner i jashtëzakonshëm

26 maj 2024 | 11:31

Manchester United ka arritur të triumfojë në finale të Kupës FA përballë Manchester Cityt me rezultat 2-1.

Pep Guardiola për këtë humbje ka marrë përsipër fajin, derisa ka uruar Djajtë e Kuq për triumfin në finale dhe trofeun e fituar.

“Së pari urime Manchester Unitedit për fitoren. Sa i përket ndeshjes, plani im i lojës nuk ishte i mirë, ndonëse në pjesën e dytë reflektuam disi, nuk ishim mjaftueshëm intensivë, as nga ana taktike nuk ishim në nivelin e duhur”, tha Pep fillimisht.

Më tej, Guardiola shtoi se janë të zhgënjyer me humbjen, teksa theksoi se tani është momenti që të pushojnë, për t’u rikthyer siç duhet.

“Ne jemi të zhgënjyer sot. Është normale kur një ekip humbet finalen, por duhet thënë se ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm. Ne kemi sfiduar që në të gjithë kompeticionet të japim maksimumin, tani duhet të pushojmë dhe të jemi gati për një rikthim të denjë”.

I pyetur për trajnerin e United, trajneri spanjoll i  Cityt deklaroi se Ten Hag është një teknik i jashtëzakonshëm dhe se sipas tij ‘Djajtë e Kuq’ duhet të marrin vendimin e duhur për holandezin.

“Ata duhet të marrin një vendim. Ten Hag është një person i mrekullueshëm, një trajner i jashtëzakonshëm, fitimi i FA Cup ishte i rëndësishëm për ta, siç ishte për ne sezonin e kaluar”, deklaroi Pep.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pacientët në Kosovë janë të detyruar të lëvizin nga një…